Bota, Koronavirusi

Gjermani, gjysma e popullatës ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19

Instituti Robert-Koch në Gjermani njoftoi se në vend 41.662.903 persona e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa 24.657.569 dozën e dytë

Erbil Başay   | 18.06.2021
Gjermani, gjysma e popullatës ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19

Berlin

Instituti Robert-Koch në Gjermani njoftoi se në vend 41.662.903 persona e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa 24.657.569 dozën e dytë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas kësaj 50.1 për qind e popullatës e ka marrë dozën e parë ndërsa 29.6 për qind dozën e dytë.

Nga ana tjetër në 24 orët e fundit 1.076 persona rezultuan pozitivë me COVID-19 ku numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 3.720.031.

Në 24 orët e fundit me vdekjen e 91 personave numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 90.270.

Ndërkaq numri javor i rasteve në 100 mijë persona është 10.3.

- Varianti Delta u përhap edhe në Gjermani

Në një konferencë për media në Berlin, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn deklaroi se ka arsye të mira për optimizëm në luftën kundër COVID-19 me uljen e numrit të rasteve dhe përparimin në fushatën e vaksinimit, por është akoma e nevojshme të veprohet me kujdes.

Duke treguar se lloji më ngjitës i COVID-19, varianti Delta (i regjistruar për herë të parë në Indi), është përhapur edhe në Gjermani, Spahn tha se kjo përhapje është në një nivel të ulët por të shpejtë.

Ai u ndal në debatin mbi detyrimin për të mbajtur maska, duke theksuar se ai mund të heqë dorë nga mbajtja e maskave në ambiente të jashtme në kushte të mira të motit, por është e rëndësishme të mbahet maska ​​brenda, siç është transporti publik.

Presidenti i Institutit Robert Koch, Lothar Wieler i cili mori pjesë në takim, paralajmëroi se pandemia nuk kishte mbaruar akoma dhe tha se "virusi nuk është zhdukur dhe nuk do të zhduket".

Sipas tij, nëse masat hiqen herët, virusi mund të transmetohet edhe në grupe që nuk janë vaksinuar ende.

Duke informuar se shkalla e variantit Delta në raste të reja në Gjermani është rreth 6 për qind, Wieler paralajmëroi se ky variant mund të përhapet me shpejtësi në vend.

Wieler tha se dëshiron që masat aktuale ndaj COVID-19 do të vazhdojnë deri në vjeshtë, duke theksuar se muajt e verës duhet të përdoren për të mbajtur poshtë numrin e rasteve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın