Bota

Gjenevë, protestë kundër sanksioneve të SHBA-ve ndaj Venezuelës

Përfaqësuesi i përhershëm i Venezuelës në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, ambasadori Jorge Valero tha se do të rezistojnë deri në fund kundër sanksioneve të SHBA-ve

Bayram Altuğ  | 02.02.2019 - Përdıtësım : 03.02.2019
Gjenevë, protestë kundër sanksioneve të SHBA-ve ndaj Venezuelës ( Bayram Altuğ - Anadolu Agency )

Gjenevë

GJENEVË (AA) - Sanksionet e SHBA-ve kundër Venezuelës dhe njohja e kreut të Asamblesë Kombëtare, Juan Guaido nga Washingtoni i cili u vetëshpall si president i vendit shkaktoi protestë në Gjenevë të Zvicrës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kundër qeverisë së SHBA-ve kanë reaguar rreth 100 persona të cilët u mblodhën përreth monumenit "Broken Chair" që ndodhet përballë Zyrës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe e cila simbolizon kundërshtimin e dhunës së armatosur kundër civilëve.

Përfaqësuesi i përhershëm i Venezuelës në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, ambasadori Jorge Valero në një fjalim tha se do të rezistojnë deri në fund kundër sanksioneve të SHBA-ve.

Po ashtu Valero në fjalën e tij ka shprehur edhe falënderimet ndaj vendeve të cilat mbështesin presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro.

Protesta u mbështet gjithashtu nga anëtarët e Partisë Social Demokratike të Zvicrës dhe përfaqësuesit e OJQ-ve nga vende të tilla si Argjentina, Kili, Kolumbia, Kuba dhe Nikaragua.

Protestuesit gjatë protestës kanë brohoritur me slogane anti-imperialiste si dhe kanë hapur pankarta dhe slogane me mbishkrime si "Paqe dhe solidaritet për Venezuelën", "Jo grusht shteti në Venezuelë", "Zemra jonë është me presidentin Maduro", "Ndal agresionin e SHBA-ve kundër Venezuelës", "Hiqni duart nga Venezuela".


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.