Bota

Gjenerali puçist i Libisë, Haftar takon ministrin rus të Mbrojtjes

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se palët theksuan rëndësinë e bisedimeve të mëparshme brenda-libiane të zhvilluara muajin e kaluar në Moskë me ndërmjetësimin ruso-turk

Elena Teslova   | 19.02.2020
Gjenerali puçist i Libisë, Haftar takon ministrin rus të Mbrojtjes

Moskē

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergey Shoygu ka pritur në takim gjeneralin puçist me qendër në Libinë lindore, Khalifa Haftar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se palët theksuan rëndësinë e bisedimeve të mëparshme brenda-libiane të zhvilluara muajin e kaluar në Moskë me ndërmjetësimin ruso-turk.

"Roli i rëndësishëm i bisedimeve të zhvilluara më 13 janar të këtij viti në Moskë për krijimin e një armëpushimi dhe për fillimin e një procesi të normalizimit të situatës në vend u vu në dukje dhe u konfirmua nevoja për zbatimin e vendimeve të Konferencës së Berlinit për Libinë", tha ministria ruse. 

Që nga rrëzimi i sundimtarit Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi u shfaqën dy qeveri rivale, njëra e udhëhequr nga Haftar në Libinë lindore kryesisht e mbështetur nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tjera Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) me qendër në Tripoli që gëzon njohjen e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe atë ndërkombëtare.

Që nga prilli i kaluar, qeveria legjitime e Libisë ka qenë nën sulm nga forcat e Haftarit dhe mbi 1.000 persona janë vrarë në dhunë.

Më 12 janar, palët në konflikt njoftuan një armëpushim në përgjigje të thirrjes së përbashkët të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe atij rus, Vladimir Putin.

Më 19 shkurt, qeveria e Libisë e njohur nga OKB-ja tha se forcat besnike të Haftarit vranë 3 civilë dhe plagosën 5 të tjerë në dy sulme me raketa në portin e Tripolit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın