Bota

Gjatë një sulmi në Tripoli vriten 35 mercenarë rusë

"Sulmi është kryer muajin e kaluar dhe se bëhet fjalë për mercenarë rusë të cilët kanë luftuar në anën e forcave të Libisë Lindore që janë forca besnike të komandantit Khalifa Haftar"

Menna Ahmed,Gülşen Topçu   | 09.10.2019
Gjatë një sulmi në Tripoli vriten 35 mercenarë rusë

Tripoli

Gjatë një sulmi ajror ne kryeqytetin e Libisë, Tripoli, janë vrarë së paku 35 mercenarë rusë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta franceze “Le Point” raporton se sulmi është kryer muajin e kaluar dhe se bëhet fjalë për mercenarë rusë të cilët kanë luftuar në anën e forcave të Libisë Lindore që janë forca besnike të komandantit Khalifa Haftar.

Burimi i njëjtë njofton se janë vrarë anëtaret e grupit Wagner të cilin e ka themeluar një mik i afërt i presidentit rus, Vladimir Putin.

Forcat e Qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Unitetit Kombëtar të Libisë më herët njoftuan se në sulmin ajror më 27 shtator janë vrarë së paku tetë mercenarë rusë.

Ministri libian i Punëve të Brendshme, Fathi Bshaga, muajin e kaluar tha se Emiratet e Bashkuara Arabe mbështetën forcat e Haftarit duke përdorur mercenarë rusë dhe sudanezë.

Forcat e Haftarit që nga prilli kryejnë sulme në Tripoli, ndërsa deri tani gjatë përleshjeve në kryeqytetin e Libisë kanë humbur jetën më shumë se një mijë persona, ndërsa janë plagosur 5.500 të tjerë.

Libia gjendet në një krizë të thellë politike dhe të sigurisë që nga viti 2011 kur u vra Muammar Gaddafi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın