Bota

Gjashtë izraelitë të lënduar në protestën pranë rezidencës së Netanyahut

Protesta ishte pjesë e lëvizjes "Flamujt e Zi", e cila muajt e fundit ka organizuar protesta të shumta për të kërkuar dorëheqjen e Netanyahut

Ekip  | 13.07.2020 - Përdıtësım : 13.07.2020
Gjashtë izraelitë të lënduar në protestën pranë rezidencës së Netanyahut

Ankara

Gjashtë izraelitë u lënduan kur policia izraelite u përpoq t'i largojë protestuesit para shtëpisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu në Kudsin Perëndimor, njoftuan mediat izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta Times of Israel tha se përleshjet shpërthyen kur policia dhe inspektorët komunalë evakuuan një vend proteste për herë të dytë pranë rezidencës zyrtare të Netanyahut.

Gjashtë protestues janë lënduar gjatë konfrontimit me policinë.

Protesta ishte pjesë e lëvizjes "Flamujt e Zi", e cila muajt e fundit ka organizuar protesta të shumta për të kërkuar dorëheqjen e Netanyahut.

Netanyahu, 70 vjeç, është kryeministri i parë izraelit që u përball me gjyq gjatë detyrës, ndërsa ai mohon akuzat për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit.

Në një deklaratë, organizatorët e protestës thanë se "një grup prej rreth 30 policësh, oficerësh të policisë dhe inspektorësh të qytetit sulmuan kampin në (rrugën) Balfour dhe demonstruesit, të cilët lejohen të jenë atje".

"Pa identifikuar veten ose pa paraqitur ndonjë urdhër të gjykatës, ata filluan të konfiskonin dhunshëm pronën private të protestuesve, pa dhënë sqarime për konfiskimin. Policia dhe inspektorët hoqën shenjat e varura në koordinim me policinë dje, ndërsa inspektorët u përleshën me civilët", thuhet në deklaratë.

Megjithatë, komuna e Kudsit mohoi akuzat për përdorim të dhunës, duke thënë: "Këtë mëngjes, përsëri, pajisjet e vendosura pa leje dhe që cenuan paqen u hoqën. Çdo pretendim për përdorim të dhunës është hetuar dhe është gjetur të jetë i rremë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın