Rania R.a. Abushamala
30 korrik 2026•Përditësim: 30 korrik 2026
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) tha sot se ka sulmuar bazën ajrore "Ali Al Salem" në Kuvajt, duke shkatërruar dy hangarë dronësh dhe një rezervuar karburanti të përdorur për avionët dhe helikopterët ushtarakë amerikanë, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë, IRGC-ja pretendoi se sulmi “i vuri flakën dhe shkatërroi dy hangarë dronësh dhe një rezervuar karburanti për avionë dhe helikopterë ushtarakë” në bazë.
Nuk pati menjëherë konfirmim nga Kuvajti apo SHBA-ja lidhur me sulmin ose shkallën e dëmeve të shkaktuara.