Bota, Koronavirusi

Francë, numri i pacientëve në kujdes intensiv shënon rritje për herë të parë që nga prilli

Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 1.377 të infektuar, me çka numri i përgjithshëm i rasteve është rritur në 216.110, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik

Yusuf Özcan  | 30.07.2020 - Përdıtësım : 31.07.2020
Francë, numri i pacientëve në kujdes intensiv shënon rritje për herë të parë që nga prilli

Paris

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë ka shkuar në 30.254, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 1.377 të infektuar, me çka numri i përgjithshëm i rasteve është rritur në 216.110, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.

Aktualisht, 5.375 persona po trajtohen në spitale, prej të cilëve 381 gjenden në kujdes intensiv.

Numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv ka shënuar rritje për herë të parë që nga 8 prilli.

Ndërkaq, numri i të shëruarve në Francë ka shkuar në 81.667.

Në 24 orët e kaluara, në vend janë regjistruar 16 vdekje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın