Bota

Francë, një farmacist mashtroi shtetin me fatura të rreme testimi të COVID-19

Pretendohet se një farmacist në Paris, me fatura të rreme testimi të COVID-19 ka mashtruar shtetin duke shkaktuar dëm në vlerë prej 18 milionë eurosh

Alaattin Doğru  | 19.01.2022 - Përdıtësım : 20.01.2022
Francë, një farmacist mashtroi shtetin me fatura të rreme testimi të COVID-19

Ankara

Pretendohet se një farmacist në kryeqytetin e Francës, Paris, me fatura të rreme testimi të COVID-19 ka mashtruar shtetin duke shkaktuar dëm në vlerë prej 18 milionë eurosh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në mediat franceze, një farmacist në Paris ka raportuar me faturat e rreme të mijëra PCR dhe mbi 3 milionë komplete të testimit antigjen të COVID-19, të cilat në vend u jepen pa pagesë punonjësve të shëndetësisë.

Farmacisti që ka përgatitur faturat e porosive nëpërmjet shumë farmacistëve të tjerë dhe duke përdorur informacionet e identitetit të shumë mjekëve ka kërkuar rimbursim prej 18 milionë eurosh nga Fondi Parësor i Sigurimit Shëndetësor (CPAM).

Në hetimet e nisura zyrtarët e CPAM konstatuan mospërputhje në faturat e porosive ndërsa policia gjyqësore konstatoi se fletët janë fiktive.

Policia njoftoi se hetimi është në fazën e parë, pasi e arrestoi farmacistin më 17 dhjetor me 800 mijë euro para të gatshme.

Ndërkohë mësohet se edhe një farmacist tjetër në Paris është duke u hetuar për shkak të një mashtrimi të ngjashëm prej 4 milionë eurosh.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın