Bota, Koronavirusi

Francë, mbi 66 mijë të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve

Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik, në vend janë regjistruar 185 të vdekur në spitale nga virusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 96.678

Yusuf Özcan  | 05.04.2021 - Përdıtësım : 05.04.2021
Francë, mbi 66 mijë të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve

Paris

Franca ka regjistruar 66.794 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik, në vend janë regjistruar 185 të vdekur në spitale nga virusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 96.678.

Ndërkaq, numri i rasteve tani ka arritur në 4.822.470.

Aktualisht, në spitalet e Francës trajtohen 29.341 pacientë të infektuar, përfshirë 5.341 në kujdes intensiv.

Ndërkohë, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori i vitit 2020 janë vaksinuar 9.290.816 persona, duke përfshirë 3.131.644 që kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın