Politikë, Bota

Francë, faqja e lajmeve nën ndjekje penale pas raportit për racizëm

"Procedura ligjore u hap për 'shpifje dhe fyerje' pasi mbuluam sulmin ndaj familjes turko-franceze", tha faqja e lajmeve

Rabia İclal Turan  | 20.01.2021 - Përdıtësım : 20.01.2021
Francë, faqja e lajmeve nën ndjekje penale pas raportit për racizëm

Paris

Platforma e lajmeve online në Francë pretendoi sot se autoritetet ngritën procedurë ligjore kundër saj pasi raportuan mbi sulmet raciste kundër familjes turko-franceze, raporton Anadolu Agency (AA).

Fatih Karakaya, drejtor i Medyaturk Info tha për AA se platforma e tyre po ndiqej penalisht për "shpifje dhe fyerje" pas raportit të sulmit racist kundër një familjeje turko-franceze.

Prokurorët në Bordeaux hapën hetim ndaj medias lidhur me raportin e 4 shtatorit të vitit 2019, kur një familje në rajon arriti tek ata përmes mediave sociale, duke thënë se ata ishin subjekt i racizmit dhe dhunës nga fqinjët e tyre, shpjegoi Karakaya.

"Gruaja franceze na tregoi se si ishte fyer sepse ishte martuar me një burrë turk. Ajo tha se fqinji i saj e kishte sulmuar atë dhe i kishte dërguar fotografi", tha ai. "Ata gjithashtu bënë një fotografi të burrit që i sulmoi dhe i ofendoi ndërsa kalonte, duke lëvizur gishtin, kemi kapur dhe këtë", tha Karakaya.

Ai tha se ata kishin thirrur gjithashtu komunën, por se kryetari i bashkisë u kishte thënë se incidenti nuk ishte me karakter racist, por më tepër një mosmarrëveshje midis fqinjëve.

"Ne gjithashtu përfshimë dhe deklaratat e komunës në raportin e lajmeve", tha ai.

Duke nënvizuar se nuk e kishin përmendur emrin e sulmuesit të pretenduar, Karakaya tha se një vit më vonë në nëntor 2020, ata morën një njoftim se Medyaturk Info dhe menaxheri i saj Karakaya ishin nën ndjekje penale për "shpifje dhe fyerje".

"Ne paraqitëm lutjen tonë se ne thjesht kemi bërë punën tonë si gazetarë", u shpreh ai.

"Autoritetet franceze duan të parandalojnë raportimin e sulmeve të tilla raciste duke na trembur përmes presionit dhe duke na ngarkuar me barrë financiare edhe pse këtu nuk ka asnjë krim", tha Karakaya për AA.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.