Bota

Franca tërheq ambasadorët nga SHBA-ja dhe Australia për konsultime

Ministria franceze e Punëve të Jashtme deklaroi se me udhëzimet e presidentit Emmanuel Macron, kanë vendosur të tërheqin urgjentisht ambasadorët francezë nga Washington-i dhe Canberra për konsultime

Alaattin Doğru   | 18.09.2021
Franca tërheq ambasadorët nga SHBA-ja dhe Australia për konsultime

Paris

Franca ka tërhequr ambasadorët e saj nga Washington-i dhe Canberra pas anulimit të programit të ndërtimit të nëndetëseve, të cilin Australia e nënshkroi më pas me Shtetet e Bashkuara, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria franceze e Punëve të Jashtme deklaroi se me udhëzimet e presidentit Emmanuel Macron, kanë vendosur të tërheqin urgjentisht ambasadorët francezë nga Washington-i dhe Canberra për konsultime.

Në deklaratë u theksua se ky vendim i jashtëzakonshëm u mor për shkak të seriozitetit të deklaratave të bëra nga Australia dhe Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi në një konferencë shtypi më 16 shtator me kryeministrin britanik Boris Johnson dhe kryeministrin australian Scott Morrison se ishte krijuar një bashkëpunim i ri i sigurisë i quajtur AUKUS, dhe në këtë kontekst, SHBA-ja dhe Britania do të ndanin teknologjinë e nëndetëseve bërthamore me Australinë.

Me prezantimin e marrëveshjes AUKUS, Australia njoftoi se kishte ndërprerë Programin e Nëndetëses Ofensive, të ciliin e ka zbatuar me Francën që nga viti 2015.

Duke reaguar ndaj kësaj situate, ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian dhe ministrja e Mbrojtjes Florence Parly thanë se vendimi i qeverisë australiane për të pezulluar programin e nëndetëseve me Francën dhe për të rënë dakord për të ndërtuar një nëndetëse bërthamore me SHBA-në ishte në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın