Bota

Franca nënshkruan marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për shitjen e 80 avionëve luftarakë "Rafale"

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili vizitoi Emiratet e Bashkuara Arabe, nënshkroi një marrëveshje me Princin e Kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan, për shitjen e 80 avionëve luftarakë "Rafale" dhe 12 helikopterëve

Yusuf Özcan   | 03.12.2021
Franca nënshkruan marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për shitjen e 80 avionëve luftarakë "Rafale"

Paris

Franca nënshkroi një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për shitjen e 80 avionëve luftarakë të tipit "Rafale", transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga Pallati Elysee, thuhet se presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili vizitoi Emiratet e Bashkuara Arabe, nënshkroi një marrëveshje me Princin e Kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan, për shitjen e 80 avionëve luftarakë "Rafale" dhe 12 helikopterëve.

Në deklaratë thuhet se kjo shitje ka ardhur si rezultat i partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Gjithashtu theksohet se avionët do të nisin të dorëzohen nga viti 2027 dhe se ky ishte rekord i shitjeve të avionëve luftarakë që ka bërë Franca deri më tani.

Franca më parë kishte shitur 54 avionë luftarakë "Rafale" në Egjipt, 36 në Katar dhe 36 në Indi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın