Bota

Franca ka reaguar ndaj aktvendimit gjyqësor kundër shtetasit të saj në Iran

Në një njoftim të Ministrisë së Jashtme të Francës thuhet se shtetasi francez Briere u arrestua në maj të vitit 2020 teksa ishte në një udhëtim turistik në Iran

Yusuf Özcan  | 26.01.2022 - Përdıtësım : 26.01.2022
Franca ka reaguar ndaj aktvendimit gjyqësor kundër shtetasit të saj në Iran

Paris

Franca e ka vlerësuar si të papranueshëm vendimin e gjykatës në Iran, e cila e dënoi shtetasin francez Benjamin Briere me tetë vjet e tetë muaj burg për spiunazh dhe propagandë kundër Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) të Francës thuhet se shtetasi francez Briere u arrestua në maj të vitit 2020 teksa ishte në një udhëtim turistik në Iran.

Nga MPJ-ja franceze shprehin keqardhje të thellë që Briere ishte dënuar me burg, duke deklaruar se kjo është e papranueshme dhe se Ministria është në kontakt të vazhdueshëm me familjen dhe avokatin e të dënuarit. U theksua se situata rreth Briere-s, i cili vendosi të apelojë vendimin e gjykatës, po monitorohet me shumë kujdes.

Avokati i tij, Philippe Valent, për mediat franceze në një deklaratë tha se klienti i tij 36-vjeçar ishte dënuar në një gjykatë në Iran me tetë vjet burg për "spiunazh" dhe tetë muaj burg për "propagandë" kundër Iranit.

Ai u arrestua në maj të vitit 2020 në Iran sepse po filmonte një zonë të ndaluar me dron. Briere, i cili po mbahet në burgun Waqilabad në qytetin verilindor Mashhad, filloi grevë urie në dhjetor të vitit 2021 për të protestuar ndaj kushteve të burgut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın