Bota

Franca kërkon kthimin e Iranit dhe Venezuelës në tregun global të naftës

Një zyrtar i presidencës franceze theksoi nevojën për të frenuar rritjen e çmimeve të karburantit duke rritur prodhimin e naftës dhe gjithashtu duke ruajtur objektivin e neutralitetit të karbonit

Ekip   | 27.06.2022
Franca kërkon kthimin e Iranit dhe Venezuelës në tregun global të naftës Foto: AA/Arkiv

Paris

Franca u ka bërë thirrje vendeve prodhuese të naftës që të rrisin prodhimin e tyre “në mënyrë të jashtëzakonshme”, si dhe të çojnë përpara negociatat për të lejuar kthimin e naftës nga Irani dhe Venezuela përsëri në treg, me qëllim për të tejkaluar krizën energjetike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në margjinat e samitit G7 në Elmau të Gjermanisë, siç raporton ‘FranceInfo news’, një zyrtar i presidencës franceze theksoi nevojën për të frenuar rritjen e çmimeve të karburantit duke rritur prodhimin e naftës dhe gjithashtu duke ruajtur objektivin e neutralitetit të karbonit.

“Ne kemi nevojë që vendet prodhuese të naftës të prodhojnë në një mënyrë të jashtëzakonshme më shumë”, tha zyrtar, duke theksuar se ka “burime diku tjetër që duhen eksploruar”.

Zyrtari po ashtu bëri thirrje për një “zgjerim të furnizimeve”.

“Ka një nyjë për t’u zgjidhur nëse është e nevojshme (midis SHBA-së dhe Iranit), në mënyrë që nafta iraniane dhe nafta venezueliane të mund të vendosen përsëri në treg”, u shpreh ai.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, pritet ta ngrejë këtë pikë me princin e Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman dhe presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed.

Në një raport nga e përditshmja franceze ‘Le Figaro’, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili po ashtu është planifikuar të vizitojë Arabinë Saudite në muajin korrik, do të diskutojë edhe mundësinë e rritjes së furnizimeve të naftës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın