Bota

Franca dënon sulmin ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Paris

"Dënojmë fuqishëm sulmin e kryer në natën e 11 majit që lidhet me datën 12 maj të ndërmarrë ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në rajonin Boulogne-Billancourt", thuhet në deklaratën e MPJ të Francës

Esra Taşkın   | 14.05.2022
Franca dënon sulmin ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Paris

Paris

Franca ka dënuar sulmin e lidhur me organizatën terroriste PKK të kryer në natën e 12 majit ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Paris, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Francës thuhet: "Dënojmë fuqishëm sulmin e kryer në natën e 11 majit që lidhet me datën 12 maj të ndërmarrë ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në rajonin Boulogne-Billancourt".

Pas sulmit Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë së Francës, kaluan në kontakt menjëherë në mënyrë të shpejtë, thuhet në deklaratën në të cilën vihet në dukje se qeveria franceze vazhdon të ndjekë me një vëmendje të madhe situatën.

"Franca i kushton rëndësi rezidencave diplomatike", thuhet në deklaratën ku ndahet informacioni se Ambasada e Turqisë në Paris dhe banesa e ambasadorit përfitojnë nga masat e veçanta të mbrojtjes.

- Ngjarja

Persona ende të paidentifikuar rreth orës 02:30 sipas kohës lokale në natën e 12 majit sulmuan me lëndë shpërthyese të llojit fishekzjarr Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë në Paris.

Në sulm u dëmtuan dritarja dhe muri i pjesës së jashtme në ndërtesën e konsullatës ndërsa autoritetet franceze filluan një hetim lidhur me sulmin. Më pas hetimin e mori Njësia Kundër Terrorizmit pranë policisë gjyqësore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın