Bota

Francë, kandidati i ekstremit të djathtë për president thirrje muslimanëve për asimilim

"U bëj thirrje të gjithë muslimanëve që të asimilohen dhe të refuzojnë praktikimin e Islamit që imponon rregulla ligjore dhe politike", tha Zemmour

Yusuf Özcan   | 01.12.2021
Francë, kandidati i ekstremit të djathtë për president thirrje muslimanëve për asimilim

Paris

Gazetari dhe shkrimtari i cili është kandidat për president nga ekstremi i djathtë në Francë, Eric Zemmour, u bëri thirrje muslimanëve në vend që të asimilohen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për kanalin televiziv TF1, Zemmour mbrojti idenë e tij se do të jetë president i francezëve dhe "muslimanëve francezë" në rast se fiton zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në prill 2022.

"Ndryshe nga të tjerët unë nuk bëj dallim mes Islamit dhe islamizmit. Të dyja janë të njëjta. Por, bëj dallim mes Islamit dhe muslimanëve. U bëj thirrje të gjithë muslimanëve që të asimilohen dhe të refuzojnë praktikimin e Islamit që imponon rregulla ligjore dhe politike", tha Zemmour duke pretenduar se edhe për muslimanët janë të vlefshme shprehjet e thëna ndaj hebrenjve në vitin 1789 se "Nuk duhet t‘u japim asgjë hebrenjve si komb, ne duhet t‘u japim gjithçka hebrenjve si individ".

Zemmour tha gjithashtu se është kandidati presidencial që mbron më së miri gratë. Zemmour, nga e djathta ekstreme, njoftoi kandidimin e tij për president në një video që postoi nga llogaritë e tij në median sociale.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë do të mbahet më 10 prill 2022. Nëse asnjëri nga kandidatët nuk siguron shumicën absolute në raundin e parë, dy kandidatët që kanë marrë më shumë vota do të garojnë në raundin e dytë më 24 prill.

- Është dënuar me gjobë për shkak të deklaratave që nxisin urrejtje

Gazetari dhe shkrimtari i ekstremit të djathtë Zemmour, i cili u rrit me shpejtësi në një kohë të shkurtër në anketa, ende pa deklaruar kandidimin e tij, del në pah si një emër që përfaqëson qasjen nacionaliste dhe kombin-shtet dhe një kundërshtar i ultra konservatorëve, Islamit dhe emigrantëve.

Zemmour ka lindur në vitin 1958 në Paris në një familje hebreje me origjinë algjeriane. Në shtator 2019 ai është dënuar me një gjobë prej 3 mijë eurosh për shkak të shprehjeve të tij në një program televiziv për nxitjen e urrejtjes kundër muslimanëve.

Gjykata vendosi se shprehjet e Zemmour përmbajnë diskriminim pasi ai kishte deklaruar në program se muslimanët duhet të bëjnë një zgjedhje mes Islamit dhe Francës dhe se gratë e mbuluara muslimane në periferi dëshirojnë të formojnë dominimin islam në Francë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın