Bota, Koronavirusi

Francë, sindikatat reaguan për mungesë të maskave tek policët

Në deklaratën e përbashkët të sindikatave, i është bërë thirrje ministrit të Brendshëm, Christophe Castaner që policëve "t'u jepen maska të mjaftueshme"

Yusuf Özcan   | 26.03.2020
Francë, sindikatat reaguan për mungesë të maskave tek policët

Paris

Sindikatat e policisë në Francë kanë tërhequr vëmendjen për mungesën e maskave tek policët që i kontrollojnë qytetarët, lëvizja e të cilëve është kufizuar për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e përbashkët të sindikatave, i është bërë thirrje ministrit të Brendshëm, Christophe Castaner që policëve "t'u jepen maska të mjaftueshme".

Gjithashtu edhe avokati i punonjësve të shëndetësisë, Fabrice Di Vizio, në një postim nga rrjetet sociale, duke reaguar ndaj ministrit të Shëndetësisë, Olivier Veran, e akuzoi atë se është fajtor për mungesë të maskave.

Instituti Francez i Shëndetit Publik tha se mjekët amë në vend kanë diagnostikuar të paktën 40 mijë persona me virus.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare, numri i të vdekurve nga epidemia në Francë është rritur në 1.331 ndërsa i rasteve në 25.233.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın