Bota, Koronavirusi

Francë, rritet në 1.331 numri i të vdekurve nga COVID-19

231 persona kanë humbur jetën në Francë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit

Yusuf Özcan   | 25.03.2020
Francë, rritet në 1.331 numri i të vdekurve nga COVID-19

Paris

Numri i të vdekurve në Francë nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka shkuar në 1.331, pasi 231 persona kanë humbur jetën nga sëmundja në 24 orët e fundit, njoftoi ministri francez i Shëndetësisë, Jerome Salomon, raporton Anadolu Agency (AA).

Salomon tha se numri i rasteve me virusin në vend është rritur në 25.233 me 2.933 të infektuar të rinj.

Ai tha se 2.827 pacientë aktualisht po trajtohen nën kujdes intensiv, prej të cilëve 59 për qind janë të grupmoshës 60 deri në 80 vjeç.

Sipas Salomon, numri i pacientëve që janë shëruar nga virusi ka shkuar në 3.900.

Salomon po ashtu theksoi se 86 për qind e viktimave nga virusi janë të moshës 70 vjeç e më lartë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın