Bota, Koronavirusi

Francë, gjoba për 359 mijë shkelës të masave kundër përhapjes së COVID-19

Franca më 17 mars vendosi kufizimin e lëvizjes në mbarë vendin me çka qytetarët lejohet të lëvizin vetëm me vërtetim me arsye të cilat i lëshon Ministria e Brendshme në ueb faqen e saj

Yusuf Özcan   | 01.04.2020
Francë, gjoba për 359 mijë shkelës të masave kundër përhapjes së COVID-19

Paris

Në Francë janë shqiptuar gjoba për 359 mijë persona të cilët kanë shkelur masat e kufizimit të lëvizjes për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Brendshëm i Francës, Christophe Castaner, në një deklaratë për televizionin LCI theksoi se të gjithë duhet t'i përmbahen masave.

Castaner tha se nga 17 marsi janë shqiptuar gjoba për 359 mijë persona të cilët kanë shkelur kufizimin e lëvizjes, dhe paralajmëroi ashpërsim të masave në mbarë vendin.

Franca më 17 mars vendosi kufizimin e lëvizjes në mbarë vendin me çka qytetarët lejohet të lëvizin vetëm me vërtetim me arsye të cilat i lëshon Ministria e Brendshme në ueb faqen e saj.

Shkelësit e masës u gjobitën me 150 euro, në rast të shkeljes përsëri brenda 15 ditëve gjoba është 200 euro, ndërsa për katër shkelje gjatë një muaji gjoba është 3750 euro dhe 6 muaj dënim me burg.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın