Bota, Koronavirusi

Francë, 79 për qind e të vdekurve nga COVID-19 janë mbi 75 vjeç

Sipas raportit, shumicën e 161 personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi e përbëjnë të moshuarit dhe se 79 për qind e të vdekurve janë 75 vjeç dhe më lart

Yusuf Özcan   | 25.03.2020
Francë, 79 për qind e të vdekurve nga COVID-19 janë mbi 75 vjeç

Paris

Në Francë, 79 për qind e të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) janë të moshës 75 vjeç e më lart, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e institucionit të shëndetit publik në Francë, të datës 15 mars, janë përfshirë informacione statistikore lidhur me 161 vdekjet dhe 6.378 rastet e shënuara në vend nga COVID-19.

Sipas raportit, shumicën e 161 personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi e përbëjnë të moshuarit dhe se 79 për qind e të vdekurve janë 75 vjeç dhe më lart.

Ndërsa 13 për qind e të vdekurve janë persona të moshës 45-64 vjeç, 7 për qind 15-44 vjeç dhe 1 për qind nën moshën 15 vjeç.

Në anën tjetër theksohet se koronavirusi është përcaktuar më shumë në grupmoshat 34 dhe 45-64 vjeç. Sipas kësaj virusi është vërejtur 20 për qind tek mosha 75 vjeç dhe më lart, 14 për qind tek 65-74, 30 për qind 15-44, dhe 2 për qind tek grupmosha nën 15 vjeç.

Në mesin e të infektuarve me koronavirus, 37 për qind e atyre që janë nën kujdesin intensiv e përbëjnë persona të moshës 75 vjeç dhe më lart, 28 për qind të moshës 65-74 vjeç, 29 për qind 45-64 vjeç dhe 6 për qind mes 15-44 vjeç.

Në mesin e rajoneve ku janë vërejtur më shumë raste dhe me numrin më të lartë të vdekurve nga koronavirusi janë rajonet Grand Est dhe Ile-de-France në të cilin përfshihet edhe Parisi.

Në vend është njoftuar se numri i rasteve për personat e prekur me COVID-19 ka arritur në 22.300, ndërsa personat që kanë humbur jetën për shkak të virusit ka arritur në 1.100.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın