Bota

Fotoreporteri i AA-së shpërblehet me çmim ndërkombëtar për fotografinë në Gaza

Fotografia e shpërblyer, e cila paraqet një protestues në Gaza me një flamur palestinez në njërën dorë, teksa lëkund një llastik me dorën tjetër, është shndërruar në një imazh ikonik në gjithë botën

Dilara Hamit  | 18.04.2019 - Përdıtësım : 21.04.2019
Fotoreporteri i AA-së shpërblehet me çmim ndërkombëtar për fotografinë në Gaza

Ankara

Fotoreporteri i Anadolu Agency (AA), Mustafa Hassona, u shpërblye me çmimin e vendit të tretë në Sony World Photography Awards 2019 për fotografitë e shkrepura në demonstratat në kufirin e Gazës.

Mustafa Hassona fitoi çmimin e tij të katërt në vitin 2019 për një seri fotografish gjatë protestave të palestinezëve nën moton "Marshi i Kthimit të Madh".

Fotografia e shpërblyer, e cila paraqet një protestues në Gaza me një flamur palestinez në njërën dorë, teksa lëkund një llastik me dorën tjetër, është shndërruar në një imazh ikonik në gjithë botën.

Fotografia, në të cilën shihet 22-vjeçari Aid Abu Amr në mes të tymit të zi, është krahasuar me pikturën e famshme të vitit 1830 të piktorit Eugene Delacroix me titull "Liria udhëheq popullin", në të cilën paraqiten revolucionarë gjatë Revolucionit Franez të udhëhequr nga një grua që mbante një flamur francez dhe një pushkë me bajonetë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.