Bota

Forcat turke neutralizuan në Irakun verior një nga drejtueset e organizatës terroriste PKK

Në mesin e tre terroristëve të neutralizuar në operacionin në periferi të Kirkukut ishte edhe një nga drejtueset e PKK-së, Taybet Bilen

Kemal Karadağ   | 22.10.2021
Forcat turke neutralizuan në Irakun verior një nga drejtueset e organizatës terroriste PKK

Ankara

Forcat turke kanë neutralizuar një nga drejtueset e organizatës terroriste PKK në periferi të qytetit irakian të Kirkukut, raporton Anadolu Agency (AA).

Të paktën tre terroristë të PKK/KCK-së u neutralizuan në një operacion antiterror të kryer nga Shërbimi i Inteligjencës Kombëtare (MIT) në Kirkuk, 170 kilometra larg kufirit turko-irakian.

Midis terroristëve të neutralizuar ishte drejtuesja e PKK-së, Taybet Bilen, e cila gjithashtu njihej me emrin e koduar "Silan Guyi".

Shërbimi turk i inteligjencës po kryen operacione kundër terroristë në veri të Irakut, dhe gjurmoi dhe neutralizoi me sukses terroristen Bilen, e cila ishte në strukturat udhëheqëse të organizatës terroriste PKK.

Bilen iu bashkua terroristëve të PKK-së në vitin 1999 në Mahmur të Irakut verior dhe mori pjesë në aktivitetet terroriste në Turqinë juglindore dhe në aktivitetet terroriste të kryera nga PKK në Siri, përkatësisht nga dega e saj e atjeshme YPG.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın