Bota

Forcat izraelite vazhduan sulmet mbi Gazën përkundër armëpushimit

Ushtria izraelite nga ana e saj ka konfirmuar se avionët e saj kanë kryer mbrëmë të paktën 15 sulme mbi Rripin e Gazës

Erdoğan Çağatay Zontur  | 26.03.2019 - Përdıtësım : 26.03.2019
Forcat izraelite vazhduan sulmet mbi Gazën përkundër armëpushimit ( Ali Jadallah - Anadolu Agency )

Gaza

Forcat ajrore izraelite edhe gjatë natës së kaluar kanë vazhduar sulmet mbi Rripin e Gazës përkundër një armëpushimi të dakorduar, raporton Anadolu Agency (AA).

Raportuesi i AA-së nga terreni bën të ditur se bombarduesit izraelitë kryen sulme mbi pozicionet e krahut ushtarak të Hamasit, brigadës Izzeddine al-Qassam që ndodhen në Beit Hanun në veri të Rripit të Gazës, me ç'rast kanë shkaktuar zjarr në xhaminë "Omer bin Abdul Aziz".

Dëshmitarët okularë rrëfejnë se forcat ajrore izraelite dhe ato të artilerisë gjatë natës së shkuar u vunë zjarrin sipërfaqeve bujqësore në jug, në veri dhe në brendësi të Rripit të Gazës.

- Izraeli kryen 50 sulme ajrore ndaj Gazës

Izraeli që nga orët e mbrëmjes së kaluar në Bregun Perëndimor ka kryer rreth 50 sulme ajrore, ku janë plagosur 10 palestinezë. 

Në njoftimin e publikuar nga Zyra e Shtypit të qeverisë në Gazë, thuhet se avionët luftarak të Izraelit kanë kryer rreth 50 sulme ajrore në rajonet e ndryshme të Gazës që nga mbrëmja e ditës së hënë. 

Në deklaratë gjithashtu është bërë e ditur se janë shënjestruar pika ushtarake të grupeve të rezistencës në Gazë. 

Në kumtesë thuhet se sulmet ishin përgjigje ndaj sulmeve të mëparshme raketore nga Gaza në Izrael.

Lëvizja palestineze Hamas, mbrëmë njoftoi se me ndërmjetësimin e Egjiptit është arritur një armëpushim, ndonëse kjo nuk është konfirmuar nga Egjipti dhe Izraeli.

Në sulmin raketor mbi Izraelin të dielën në mëngjes, mbetën të plagosur të paktën shtatë persona, ndërsa më vonë forcat izraelite nisën sulme të ashpra mbi Gazën.

Izraeli e konsideron Hamasin si përgjegjës për sulmet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın