Bota

Forcat izraelite plagosin rëndë fëmijën palestinez

Fëmija është në gjendje kritike pasi ai është goditur nga një plumb në kokë

Ali Abo Rezeg  | 12.07.2019 - Përdıtësım : 13.07.2019
Forcat izraelite plagosin rëndë fëmijën palestinez

Nablus

Forcat izraelite plagosën një fëmijë palestinez që po merrte pjesë në një demonstratë kundër vendbanimeve kolone hebreje në afërsi të Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Abdurahman Shtewi, 12 vjeç, u plagos në demonstratën javore në qytezën Kafr Qaddum, tha për AA organizatori i protestës Murad Shtewi.

Fëmija është në gjendje kritike pasi ai është goditur nga një plumb në kokë, shtoi ai.

Çdo të premte, palestinezët në gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar protestojnë disa-dekadëshe të Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve ilegale hebreje në tokën e pushtuar palestineze.

Sipas vlerësimeve, në tërë Bregun Perëndimor, 660.000 kolonë hebrenj jetojnë aktualisht në 196 vendbanime të ndryshme të ndërtuara me miratimin e qeverisë izraelite dhe më shumë se 200 lagje të tjera të ndërtuara pa miratimin e qeverisë.

E drejta ndërkombëtare e cilëson Bregun Perëndimor, duke përfshirë edhe Kudsin Lindor, si "territor të pushtuar", duke i konsideruar si të paligjshme të gjitha aktivitetet e ndërtimit të vendbanimeve hebreje atje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın