Bota

Forcat izraelite plagosin një palestinez në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite parandaluan ekipet mjekësore palestineze të ndërhyjnë tek personi i plagosur

Mustafa Deveci   | 13.09.2021
Forcat izraelite plagosin një palestinez në Bregun Perëndimor Foto: AA/Arkiv

Kuds

Forcat izraelite plagosën një palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar me arsyetimin se po tentonte të kryente një sulm me thikë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Burimet lokale deklaruan se një palestinez i panjohur u qëllua nga forcat izraelite në kryqëzimin Gush Etzion në jug të qytetit të Betlehemit.

Gjithashtu u tha se forcat izraelite parandaluan ekipet mjekësore palestineze të ndërhyjnë tek personi i plagosur.

Siç raportohet, palestinezi i plagosur u dërgua më vonë në një spital në Izrael nga ekipet mjekësore izraelite.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite tha në një deklaratë se një person që tentoi të sulmonte me thikë është “neutralizuar” dhe se nuk ka të plagosur në mesin e forcave të Izraelit.

Shtypi izraelit shkroi se palestinezi në fjalë u plagos në dorën e tij dhe u dërgua në Spitalin Sharee Zedek në Kudsin Perëndimor.

Ndërsa forcat izraelite vazhdojnë shkeljet e tyre kundër palestinezëve me arsyetime për përpjekje të dyshuara për “sulm me thikë” ose “shtypje me automjete”, organizatat e të drejtave të njeriut akuzojnë Izraelin për ekzekutime jashtëgjyqësore kundër palestinezëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın