Bota

Forcat izraelite kapin 2 palestinezët e fundit të arratisur nga burgu

Katër të burgosurit e tjerë që u arratisën nga burgu Gilboa u kapën javën e kaluar

Muhammed Semiz  | 19.09.2021 - Përdıtësım : 20.09.2021
Forcat izraelite kapin 2 palestinezët e fundit të arratisur nga burgu

Kuds

Forcat izraelite kanë kapur dy të burgosurit e fundit palestinezë të cilët u arratisën javën e kaluar nga një burg i sigurisë së lartë, njoftoi policia izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia, përmes një dekalrate, bëri të ditur se dy palestinezët Iham Kamamji dhe Monadel Infiat u kapën në qytetin Jenin.

"Shtëpia ku po qëndronin dy të arratisurit u zbulua nga informacionet e inteligjencës së sigurisë së brendshme Shin-Bet, dhe ata u arrestuan nga forcat izraelite pa bërë ndonjë rezistencë", shtoi deklarata.

Gjashtë të burgosur palestinezë u arratisën nga burgu i sigurisë së lartë Gilboa në Izraelin verior më 6 shtator. Forcat izraelite arritën të kapnin katër prej tyre pas një kërkimi në shkallë të gjerë.

Rreth 4.850 të burgosur palestinezë ndodhen në burgjet izraelite, përfshirë 41 gra, 225 fëmijë dhe 540 "të burgosur administrativë", sipas vëzhguesve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın