Bota

Forcat e stërvitura nga Turqia patrullojnë në veri të Sirisë

Personeli i sigurisë, pjesë e Ushtrisë Kombëtare Siriane, qëndron në gjendje gatishmërie ndaj sulmeve terroriste apo krimeve të mundshme

Fahri Aksüt   | 04.12.2019
Forcat e stërvitura nga Turqia patrullojnë në veri të Sirisë ( Bekir Kasım - Anadolu Agency )

Tal Abyad

Personeli i sigurisë i stërvitur nga Turqia është duke patrulluar në zonat e çliruara gjatë operacioneve kundër-terroriste "Mburoja e Eufratit", "Dega e Ullirit" dhe "Burimi i Paqes" në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Personeli i sigurisë në qytetin Tal Abyad, i cili është pjesë e Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA), qëndron në gjendje gatishmërie ndaj sulmeve terroriste apo krimeve të mundshme.

SNA kundërshton regjimin sirian dhe është një aleat i Turqisë kundër grupit terrorist YPG/PKK në rajon.

Forcat tokësore ruajnë pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit, ndërsa vendasit thonë se ndjehen të sigurtë në duart e tyre.

Raid Zuheyr, anëtar i personelit të sigurisë, thotë se misioni kryesor i tyre është që të ruajnë paqen dhe sigurinë në qytet.

Më 9 tetor, Turqia filloi operacionin "Burimi i Paqes", i cili synon të eliminojë elementët terroristë të YPG/PKK nga veriu i Sirisë në lindje të lumit Eufrat në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë, të ndihmojë në kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe të garantojë integritetin territorial të Sirisë.

Sipas dy marrëveshjeve të ndara me SHBA-të dhe Rusinë, Turqia pauzoi operacionin për të lejuar tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga zona e planifikuar në veri të Sirisë.

Para kësaj, Turqia ndërmori dy operacione të suksesshme në veri të Sirisë, "Dega e Ullirit" dhe "Mburoja e Eufratit", për të çliruar rajonin nga terroristët.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın