Bota

Forcat e SHBA-së fillojnë trajnim të ri për qindra terroristë të YPG/PKK-së në Siri

Forcat amerikane që tregojnë prani në rajonet nën pushtimin e organizatës terroriste YPG/PKK në Siri vazhdojnë të japin trajnime për organizatën terroriste

03.12.2021
Forcat e SHBA-së fillojnë trajnim të ri për qindra terroristë të YPG/PKK-së në Siri

Ankara/Al-Hasakah

MOHAMAD MISTO/ETHEM EMRE ÖZCAN -

Forcat Speciale të SHBA-së, filluan edhe një trajnim tjetër të armatosur për qindra terroristë të YPG/PKK-së në qytetin Al-Hasakah, në verilindje të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat amerikane që tregojnë prani në rajonet nën pushtimin e organizatës terroriste YPG/PKK në Siri vazhdojnë të japin trajnime për organizatën terroriste.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, mësohet se Forcat Speciale të SHBA-së, më 28 nëntor dërguan nëpërmjet Irakut në rajonin sirian Al-Hasakah 70 ushtarë të tyre me qëllim për të dhënë trajnim të armatosur ndaj anëtarëve të YPG/PKK-së në lindje të Eufratit.

Ushtarët amerikanë që mbërritën në zonën Rumeylan në të cilën ndodhet baza ajrore amerikane në verilindje të rajonit Al-Hasakah nën pushtimin e organizatës, filluan këtu më 1 dhjetor trajnimin e armatosur për qindra terroristë të YPG/PKK-së.

Në trajnimin që do të zgjasë rreth një muaj, do të shpjegohen me praktikë përdorimi i armëve të lehta, të mesme dhe të rënda si dhe mënyrat e bastisjes dhe infiltrimit në fshatra.

Pas trajnimit, një pjesë e terroristëve do të dërgohen në zonën Sheddadi në Al-Hasakah dhe në fushën e naftës Omer në Deir ez-Zor, ndërsa pjesa tjetër e terroristëve do të qëndrojë në Rumeylan.

- Trajnimet e mëparshme ndaj terroristëve

SHBA-ja dhe Franca që ndodhen brenda koalicionit të formuar kundër organizatës terroriste DEASH, edhe më parë kanë ofruar mbështetje me trajnime të ndryshme ushtarake për terroristët e YPG/PKK-së në territoret Al-Haskah dhe Deir ez-Zor në lindje të Eufratit.

Krahas disa bazave të SHBA-së në Al-Hasakah, në zona të trajnimeve janë kthyer edhe rajonet Mali Abdulaziz, Kompleksi Sportiv dhe fusha e naftës Omer në Deir ez-Zor.

Në trajnimet e mëparshme terroristëve u janë shpjeguar me praktikë përdorimi i armëve, marrja nën kontroll e pozicioneve të përcaktuar nga mjetet ajrore pa pilot, goditje me artileri, zbarkimi nga ajri dhe mënyrat për të penguar sulmet ndaj bazave.

Edhe në Kompleksin e Sportit që kryen detyrën e pistës për helikopterët e SHBA-së në Al-Hasakah, për terroristët jepen trajnime në praktikë për zbarkimet nga ajri.

Ndërsa ushtarët francezë që aktualisht në Siri veprojnë nën kujdesin e SHBA-së, kanë dhënë ndaj terroristëve të YPG/PKK-së trajnime për goditjet me artileri.

Në këtë mënyrë, SHBA-ja dhe koalicioni që ajo kryeson, që nga viti 2015 ka dhënë trajnime të armatosura për mijëra terroristë të YPG/PKK-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın