Selen Temizer,Halit Süleyman,Mohamad Misto
08 Prill 2016•Përditësim: 08 Prill 2016
ANKARA/HALEP (AA) - Forcat opozitare siriane po përgatiten për vazhdimin e çlirimit të rajonit në perëndim të lumit Eufrat, pasi natën e fundit çliruan rajonin Cobanbey nga organizata terroriste DAESH në qytezën kufitare siriane të Azazit, në veri të Halepit, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga burimet opozitare për AA, konfirmohet se avancimi i forcave të tyre nuk do të ndalojë në Cobanbey, por se do të vazhdojnë të lëvizin në drejtim të Jarablusit në perëndim të Eufratit.
Gjatë operacioneve të çlirimit të Cobanbey, Ushtria Çlirimtare e Sirisë u ndihmua nga brigadat Sulltan Murat, Mutasim, Feylak Es-Sam dhe Ahraru's Sam, si dhe nga forcat e koalicionit.