Bota

Forcat e Irakut nisin operacione të gjera kundër celulave të DEASH-it

Të ashtuquajturat celula të fjetura të DEASH-it, të cilat vazhdojnë të kryejnë sulme, përbëjnë një kërcënim të vazhdueshëm të sigurisë në Irak

Ekip   | 18.09.2021
Forcat e Irakut nisin operacione të gjera kundër celulave të DEASH-it

Bagdad

Forcat e armatosura irakiane sot filluan një operacion në shkallë të gjerë kundër mbetjeve të organizatës terroriste DEASH në provincën lindore Diyala, raporton Anadolu Agency (AA).

"Objektivi i operacionit janë celulat e DEASH-it në provincën Diyala", tha një zyrtar policor i paidentifikuar për AA.

Ai tha se forcat e sigurisë kishin marrë informacione nga inteligjenca që tregojnë për praninë e terroristëve të DEASH-it.

Më herët mëngjesin e sotëm, Ministria irakiane e Mbrojtjes njoftoi se forcat e sigurisë kishin arrestuar një terrorist të DEASH-it në rrethin Al-Mushahdah, në veri të kryeqytetit Bagdad.

Ndërkohë, koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka kryer sulme mbi objektivat e organizatës terroriste DEASH në periferi të rrethit Kifri në provincën Sulaymaniyah në veri të Irakut.

Në verën e vitit 2014, organizata terroriste DEASH pushtoi Mosulin irakian dhe një numër rajonesh fqinje, kurse më pas në një operacion të përbashkët të forcave irakiane, rajoni u çlirua pas më pak se katër vjetësh.

Kërcënimi i vazhdueshëm i sigurisë në Irak vazhdon të paraqitet nga të ashtuquajturat celula të fjetura të DEASH-it që vazhdojnë të kryejnë sulme, më së shpeshti në krahinat Kirkuk, Salahaddin dhe Diyala.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın