Bota, Koronavirusi

Forca paqeruajtëse e OKB-së në Sudan vendos në karantinë personelin e saj

Në një deklaratë nga UNAMID thuhet se 7 raste të dyshuara me COVID-19 janë përcaktuar në bazën logjistike në qytetin Al Fashir në rajonin e Darfurit Verior

Ömer Erdem   | 23.05.2020
Forca paqeruajtëse e OKB-së në Sudan vendos në karantinë personelin e saj

Hartum

Forcat paqeruajtëse të OKB-së dhe Unionit Afrikan (UNAMID) që përfshin mijëra ushtarë, forca sigurie dhe staf nga vende të ndryshme në rajonin e Darfurit në Sudan kanë vendosur në karantinë personelin e saj me shqetësimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga UNAMID thuhet se 7 raste të dyshuara me COVID-19 janë përcaktuar në bazën logjistike në qytetin Al Fashir në rajonin e Darfurit Verior.

Raportohet se i gjithë personeli i prekur, përfshirë ata që mund të kenë pasur kontakt me rastet e dyshuara, aktualisht u janë nënshtruar portokolleve të rrepta të karantinës dhe izolimit, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se misioni ka kryer një zbatueshmëri të tillë vetëm në bazën logjistike.

Në rajonin e Darfurit Verior janë regjistruar 16 raste të koronavirusit që nga 12 marsi kur u shfaq pandemia në Sudan e deri më tani.

Sipas deklaratës së fundit nga Ministria e Shëndetësisë së Sudanit, në vend janë shënuar 3.378 raste me COVID-19, ndërkohë që janë regjistruar 137 vdekje dhe 372 persona janë shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın