Bota

FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të Japonisë në vitin 2021

Në parashikimin e FMN-së përmendet ndikimi i koronavirusit të ri (COVID-19) në aktivitetet ekonomike në Japoni në tremujorin e tretë të këtij viti, respektivisht në muajt korrik, gusht dhe shtator

Ahmet Furkan Mercan  | 15.10.2021 - Përdıtësım : 15.10.2021
FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të Japonisë në vitin 2021

Tokio

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka parashikuar se rritja ekonomike e Japonisë këtë vit do të jetë 2,4 për qind nga viti i mëparshëm, një ulje me 0.4 pikë përqindje krahasuar me vlerësimin e muajit korrik të FMN-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në parashikimin e FMN-së përmendet ndikimi i koronavirusit të ri (COVID-19) në aktivitetet ekonomike në Japoni në tremujorin e tretë të këtij viti, respektivisht në muajt korrik, gusht dhe shtator.

Agjencia Kyodo raportoi se gjendja e jashtëzakonshme e zbatuar midis muajve prill dhe shtator në kuadër të luftës kundër pandemisë brenda dhe rreth kryeqytetit Tokio, ndikoi negativisht në ekonominë japoneze.

Parashikimi i FMN-së për rritjen në vitin 2022 për ekonominë japoneze u rrit me 0,2 pikë në 3,2 për qind.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın