Bota

Fitimet e kompanisë ConocoPhillips shënojnë rënie prej 83,5 për qind në tremujorin e dytë

Kompania regjistroi vetëm 260 milionë dollarë të ardhura gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, krahasuar me 1.58 miliardë dollarë të regjistruara në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

Övünç Kutlu   | 31.07.2020
Fitimet e kompanisë ConocoPhillips shënojnë rënie prej 83,5 për qind në tremujorin e dytë

Ankara

Fitimet e kompanisë energjetike amerikane ConocoPhillips kanë shënuar rënie prej 83,5 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kompania regjistroi vetëm 260 milionë dollarë të ardhura gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, krahasuar me 1.58 miliardë dollarë të regjistruara në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

"Performanca e tremujorit të dytë u dominua nga çmimet e dobëta të realizuara, shoqëruar me veprimin tonë racional ekonomik për të reduktuar prodhimin në favor të çmimeve të ardhshme të pritshme", tha në një deklaratë Ryan Lance, kryetari dhe drejtori i përgjithshëm i kompanisë.

Prodhimi i përgjithshëm i kompanisë, duke përjashtuar Libinë, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020 ishte 982 mijë fuçi ekuivalente të naftës në ditë, që nënkupton një rënie prej 309 mijë fuçi ekuivalente të naftës në ditë nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë kur ishte 1.29 milionë fuçi ekuivalente të naftës në ditë.

Në gjysmën e parë të vitit 2020, kompania aktualisht ka një humbje neto prej 1.45 miliardë dollarë nga 3.41 miliardë dollarë të regjistruar në gjashtë muajt e parë të vitit 2019.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın