Bota

Firma amerikane e veshjeve sportive Nike do të largohet nga tregu rus në mënyrë permanente

Kompania tha se uebfaqja e saj dhe aplikacioni celular nuk do të jetë më të disponueshëm në Rusi

Övünç Kutlu   | 23.06.2022
Firma amerikane e veshjeve sportive Nike do të largohet nga tregu rus në mënyrë permanente

Ankara

Firma amerikane e veshjeve sportive Nike tha se ka vendosur të largohet në mënyrë permanente nga tregu rus, më shumë se tre muaj pasi firma pezulloi operacionet e saj në vend për shkak të luftës së Moskës kundër Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

“NIKE, Inc. ka marrë vendimin për t’u larguar nga tregu rus. Prioriteti ynë është të sigurojmë se po mbështesim plotësisht punonjësit tanë, ndërkohë që reduktojmë me përgjegjësi operacionet tona gjatë muajve të ardhshëm”, tha një zëdhënës i Nike për AA përmes emailit.

“Nike.com dhe aplikacioni celular Nike nuk do të jenë më të disponueshëm në këtë rajon. Dyqanet e Nike u mbyllën përkohësisht dhe nuk do të hapen më”, tha kompania gjithashtu në një deklaratë të postuar në faqen e saj ruse nike.com/ru.

Kompania njoftoi muajin e kaluar se nuk do të rinovojë marrëveshjet e licencimit me shitësit rusë, pasi pezulloi operacionet e saj në Rusi në fillim të marsit për shkak të luftës në Ukrainë.

Kompanitë e mëdha nga sektorë të ndryshëm në mbarë botën kanë njoftuar pezullimin e operacioneve të tyre dhe tërheqjen nga tregu rus që prej 24 shkurtit, ndërkohë që vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të rënda ndaj qindra kompanive dhe individëve rusë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın