Bota

Fillojnë aplikimet për "Istanbul Photo Awards 2020"

Juria ndërkombëtare e konkursit të përbërë nga emra të njohur në botën e fotogtrafisë do të mblidhen në Turqi në muajin mars për të përcaktuar fotografitë fituese

Fatih Türkyılmaz,Aişe Hümeyra Bulovalı   | 08.11.2019
Fillojnë aplikimet për "Istanbul Photo Awards 2020"

Stamboll

Kanë filluar aplikimet për konkursin ndërkombëtar të fotografive për lajme "Istanbul Photo Awards 2020", i cili këtë vit organizohet për herë të gjashtë nga Anadolu Agency (AA).

Me lajmet që ka njoftuar përgjatë historisë së saj 100-vjeçare të gazetarisë, AA me fotoreporterët e përkushtuar dhe me përvojat që ka fituar në këtë proces realizon projektin "Istanbul Photo Awards" me qëllim për të mbështetur dhe shpërblyer përkushtimin profesional të fotoreporterëve.

Në të njëjtën kohë, fotografistët profesionistë në konkursin i cili realizohet për të përcaktuar fotografitë më të rëndësishme të vitit në kategorinë lajm dhe sport, do të marrin pjesë me fotografitë e shkrepura nga ngjarjet që kanë përcaktuar axhendën botërore në vitin 2019.

Në këtë konkurs bëhen çdo vit aplikime nga më shumë se 100 vende dhe gjithashtu krahas institucioneve të medias janë të interesuar edhe një numër i madh i gazetarëve të pavarur.

Aplikimet do të bëhen deri më 31 janar 2020 nëpërmjet adresës "http://istanbulphotoawards.com" në katër kategori, në "lajmin tek", "lajmin seri", "sport tek" dhe "sport seri".

Juria ndërkombëtare e konkursit epërbërë nga emra të njohur në botën e fotogtrafisë do të mblidhen në Turqi në muajin mars për të përcaktuar fotografitë fituese.

Fotoreporteri i pavarur dhe fotografi i dokumentarëve, Socrates Baltagiannis, për AA tha se konkursin e cilëson si "një nga konkurset që tërheqë më shumë vëmendje".

Baltagiannis është një nga finalistët në "Istanbul Photo Awards 2016" në kategorinë "lajm tek". Lidhur me konkursin ai tha se "Besoj se është një nga garat e suksesshme dhe me vazhdimin ndër vite ka arritur me sukses të jetë një nga konkurset që ka tërhequr vëmendje lidhur me fotreporterët në nivel botëror".

- "Fotografi me cilësi të lartë"

Baltagiannis tha se cilësia e fotografive është gjithmonë në një nivel të lartë si në aspektin e pikturave ashtu edhe në lëndët që ato përshkruajnë.

"Konkursi në kuptimin global ka kontribuar nga shumë këndvështrime për lajmet vizuale. Përveçse u ka dhënë njerëzve shansin që të 'shohin, mendojnë dhe vlerësojnë ngjarjet e mëdha' konkursi me çmimet e tij shpërblyese i ka ofruar mundësi edhe fotoreporterëve që të vazhdojnë punimet e tyre në të cilët ata hasin vështirësi në këto vitet e fundit", tha Baltagiannis.

- "Istanbul Photo Awards", luan një rol të madh në mbështetjen e fotoreporterisë

Fotografi amerikan, Chris McGrath, ka thënë se edhe "Istanbul Photo Awards" ashtu sikurse konkurset e tjera që zhvillohen në këtë fushë luan një "rol të madh" në mbështetjen për vazhdimësinë e fotoreporterisë cilësore.

McGrath këtë vit është fitues me serinë fotografike "Vrasja e një gazetari" të cilin ai i ka shkrepur pasi gazetari saudit Jamal Khashoggi u vra në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

"Këto konkurse, për shumë fotografistë janë një pikëdalje për punën e tyre gjatë gjithë vitit, ku ata marrin pjesë globalisht në arkivat e konkurseve të fototgrafisë dhe që të vazhdojnë t‘i mbajnë këto histori publike. Krijimi i një arkivi viziual të ngjarjeve historike është një pjesë e rëndësishme e fotoreporterisë. Sipas atyre që kam parë ndër vite 'Istanbul Photo Awards', me të vërtetë ia ka arritur të bëhet një çmim ndërkombëtar i fotografisë. Juria duke përzgjedhur fotografitë ose historitë më të drejta, përkatëse dhe më të paanshme ka mbështetur historitë dhe problemet ndërkombëtare", tha McGrath.

Ai tha se planifikon që këtë vit të hyjë sërish në konkurencë. "Si një fotograf që punoj tek Getty Images kam kënaqësi të shoh historitë që bëj në fund të çdo viti si dhe të rregulloj grupet më të mira të fotografive. Mendoj se procesi mund të ndihmojë fotografët e rinj që të ndërmarrin hapa në fund të vitit, të shohin dhe mësojnë nga ato që kanë bërë gjatë gjithë vitit", tha McGrath.

Fotoreporteri i pavarur nga Gaza, Hosam Salem, i cili në vitin 2017 fitoi çmimin fotografisti i ri me foton "Stërvitja e rrugës në Gaza" tha se konkursi ekspozon fototgrafitë më të forta dhe më të përzgjedhura në botë. "Pas çmimit që fitova vendosa të marr pjesë në vitet e mëpasshme. Ndërsa këtë vit do të marr pjesë me fotografi nga jashtë Gazës", tha ai.

Në konkurs do të ketë një çmimn prej 8.000 dollarë për fotografinë dhe fotoreporterin që ka shkrepur foton dhe të cilët renditen në vend të parë në kategorinë "lajm tek" për çmimin e madh "Fotografia e vitit" në konkurs. Ndërkohë për vendet e para në çdo kategori do të jetë një çmin prej nga 5.000 dollarë ndërsa për vendet e dyta nga 3.000 dollarë dhe vendet e treta nga 1.500 dollarë.

Fotografitë fituese të projektit "Istanbul Photo Awards" që nga viti i parë e deri më tani janë ekspozuar në qytetet e Turqisë nga Ankaraja në Izmir e deri në qytete të tjera jashtë vendit nga Shangai deri në New York. Poashtu edhe fotot fituese të këtij viti do të ekspozohen për artdashësit në ekspozitat që do të hapen brenda dhe jashtë vendit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın