Bota

FIFA anulon votat për Salahun në zgjedhjen e lojtarit më të mirë

Trupi drejtues i FIFA-s tha se votat e trajnerit të Egjiptit, Shawky Gharib dhe kapitenit Ahmed El Mohamady nuk u llogaritën pasi nënshkrimet e palës egjiptiane ishin me shkronja të mëdha

Emre Aşıkçı   | 27.09.2019
FIFA anulon votat për Salahun në zgjedhjen e lojtarit më të mirë

Ankara

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka zhvlerësuar dy vota për yllin egjiptian të Liverpoolit Mohammed Salah, në ceremoninë e zgjedhjes së lojtarit më të mirë për shkak të gabimit në nënshkrim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trupi drejtues i FIFA-s tha se votat e trajnerit të Egjiptit, Shawky Gharib dhe kapitenit Ahmed El Mohamady nuk u llogaritën pasi nënshkrimet e palës egjiptiane ishin me shkronja të mëdha.

"Nënshkrimet në formularët e votimit ishin me shkronja të mëdha dhe u konsideruan si të pavlefshme", thuhet në kumtesën e FIFA-s.

"Gjatë vëzhgimit të votave të paraqitura nga Federtata e Futbollit të Egjiptit (EFA) më 15 gusht, u vërejt se nënshkrimet në formularët e votimit ishin me shkronja të mëdha dhe u konsideruan si të pavlefshme (jo autentike). Poashtu formularët e votimit nuk ishin nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm që është e detyrueshme", thuhet më tej.

FIFA tha se procesi i votimit u monitorua nga një vëzhgues i pavarur "PricewaterhouseCoopers (PwC)" nga Zvicra.

Pas ceremonisë Mohammed Salah hoqi "Egjiptin" nga profili i tij në Twitter dhe shpërndau një status ku thoshte "Çfarëdo që përpiqen të bëjnë për të ndryshuar dashurinë time për Egjiptin, ata nuk do t'ia dalin".

Përkundër votave të pavlefshme për Salahun, sulmuesi i Liverpoolit u radhit i katërti në votime.

Ylli argjentinas Lionel Messi fitoi çmimin e FIFA-s të lojtarit më të mirë, duke tejkaluar mbrojtësin holandez Virgil van Dijk dhe sulmuesin portugez Cristiano Ronaldo në votimin e së hënës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.