Bota, Koronavirusi

Facebook fshin postimin e Trumpit, përmbajnë "pretendime të gabueshme për COVID-19"

"Kjo video, përmban pretendime të gabueshme se disa njerëz kanë fituar imunitet ndaj COVID-19. Kjo situatë është shkelje e politikës për parandalimin e dezinformimit në lidhje me COVID-19", tha një zyrtar i Facebook për AA

Dildar Baykan, Michael Gabriel Hernandez  | 06.08.2020 - Përdıtësım : 07.08.2020
Facebook fshin postimin e Trumpit, përmbajnë "pretendime të gabueshme për COVID-19"

Washington

Rrjeti social Facebook ka fshirë një video të shpërndarë nga faqja zyrtare e presidentit amerikan, Donald Trump, për arsye se përmbante "pretendime të gabueshme" rreth koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Tensioni i "postimeve" të Trumpit me rrjetet sociale përfshirë edhe Twitter-in, këtë herë ndodhi edhe me Facebook.

Facebook hoqi videon në lidhje me COVID-19 nga faqja zyrtare e Trump në këtë platformë.

"Kjo video, përmban pretendime të gabueshme se disa njerëz kanë fituar imunitet ndaj COVID-19. Kjo situatë është shkelje e politikës për parandalimin e dezinformimit në lidhje me COVID-19", tha një zyrtar i Facebook për AA.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın