Bota

Facebook do të caktojë një përfaqësues lokal të Turqisë

Platforma thotë se do të emërojë një person juridik në përputhje me ligjin e ri të mediave sociale të Turqisë

Aysu Biçer  | 18.01.2021 - Përdıtësım : 19.01.2021
Facebook do të caktojë një përfaqësues lokal të Turqisë

Ankara

Facebook sot ra dakord të caktojë një përfaqësues zyrtar në Turqi, njoftoi kompania me bazë në Luginën e Silikonit (Silicon Valley), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, gjiganti i mediave sociale tha se do të caktojë një person juridik në vend në përpjekje për të përmbushur legjislacionin e ri të miratuar vitin e kaluar. 

"Ndërsa morëm këtë vendim, ne do të dëshironim të nënvizonim rëndësinë e platformës sonë si një vend ku përdoruesit mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për lirinë e shprehjes", shtohet më tej.

Vitin e kaluar, Turqia vendosi gjobë prej 40 milionë lirash turke (5,43 milionë dollarë) ndaj platformave të shumta të mediave sociale, duke përfshirë Facebook, Twitter dhe YouTube, për mosrespektimin e ligjit të mediave sociale.

Ligji kërkon që platformat të cilat aksesohen nga mbi një milion herë në ditë në Turqi që të caktojnë një përfaqësues lokal.

Ligji përfshin gjithashtu ndëshkime të tjera, duke përfshirë ndalimin e firmave turke të cilat rendisin reklama me platforma, që do të bëhen nëse vazhdojnë me mosrespektimin e masave.

Vendimi i fundit i Facebook-ut erdhi një ditë para vendosjes së ndalimit të reklamave.

Deri më tani, faqja ruse e mediave sociale VKontakte (VK), YouTube, TikTok, Dailymotion, LinkedIn dhe Instagram kanë vendosur të hapin zyra lokale në vend.

Si pjesë e legjislacionit, kompanitë e mediave sociale duhet t'u përgjigjen kërkesave të qeverisë turke në gjuhën turke dhe duhet t'u përgjigjen kërkesave në lidhje me të drejtat personale dhe të privatësisë brenda 48 orëve.

Platformat gjithashtu duhet të publikojnë raporte gjashtëmujore mbi shkallën e përgjigjes së tyre ndaj kërkesave të tilla.

Rrjetet sociale që nuk janë në përputhje me urdhrat e gjykatës për heqjen e përmbajtjeve të paligjshme do të jenë subjekt i ndëshkimeve, sipas ligjit.

Përveç kësaj, gjithashtu bën që kompanitë e mediave sociale të marrin masa për të ruajtur të dhënat e përdoruesve me bazë në Turqi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın