Turqia, Bota

Erdoğan: Vazhdojnë në mënyrë intensive përpjekjet për shpëtimin e ekuipazhit të anijes së rrëmbyer

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, sërish zhvilloi një bisedë telefonike me kapitenin e katërt të anijes turke të mallrave të rrëmbyer nga piratët

Burak Bir  | 24.01.2021 - Përdıtësım : 25.01.2021
Erdoğan: Vazhdojnë në mënyrë intensive përpjekjet për shpëtimin e ekuipazhit të anijes së rrëmbyer

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se përpjekjet për të shpëtuar ekuipazhin që u rrëmbye pas një sulmi pirat ndaj një anije mallrash turke pranë Nigerisë vazhdojnë në mënyrë intensive, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga Drejtoria e Komunikimit të Presidencës së Turqisë bëjnë të ditur se presidenti Erdoğan sërizh zhvilloi një telefonatë me kapitenin e katërt të anijes, Furkan Yaren, të cilit i tha se iniciativat e filluara menjëherë pas sulmit pirat për të shpëtuar ekuipazhin vazhdojnë në mënyrë intensive.

Duke ndjekur nga afër zhvillimet, Erdoğan u informua gjithashtu për gjendjen shëndetësore të tre anëtarëve të ekuipazhit që mbijetuan incidentin.

Anija e mallrave “Mozart” dje u sulmua nga piratë në një pikë rreth 180 milje larg qytetit Lagos të Nigerisë. Ata morën peng 15 nga 19 anëtarë të ekuipazhit turk dhe u larguan nga anija, ndërsa gjatë zhvillimeve vranë një pjesëtarë të personelit, shtetas i Azerbajxhanit.

Me tre pjesëtarë të ngelur, anija filloi të lëvizë dhe u ankorua në Port-Gentil të Gabonit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.