Bota

Erdoğan takon homologun amerikan Trump në Shtëpinë e Bardhë

Takimi në Shtëpinë e Bardhë zgjati një orë e 15 minuta, ndërsa më pas dy liderët kaluan në një drekë pune midis delegacioneve

Zafer Fatih Beyaz  | 13.11.2019 - Përdıtësım : 13.11.2019
Erdoğan takon homologun amerikan Trump në Shtëpinë e Bardhë ( Halil Sağırkaya - Anadolu Ajansı )

Washington

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u takua me homologun amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan takon homologun amerikan Trump në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka filluar takimin zyrtar me homologun amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Erdoğan, i shoqëruar nga bashkëshortja Emine Erdoğan, u prit me ceremoni zyrtare nga presidenti amerikan Trump dhe bashkëshortja e tij Melania Trump. ( Presidenca e Turqisë / Murat Çetinmühürdar - Anadolu Agency )

Erdoğan, i shoqëruar nga bashkëshortja Emine Erdoğan, u prit me ceremoni zyrtare nga presidenti amerikan Trump dhe bashkëshortja e tij Melania Trump.

Takimi midis dy liderëve zgjati një orë e 15 minuta.

Në prononcimin e tij para gazetarëve në Zyrën Ovale para nisjes së takimit, Trump falënderoi homologun turk për "punën e bërë" në kufirin midis Turqi-Siri.

Trump tha se janë miq prej kohësh me presidentin Erdoğan, duke shtuar se sot në takim do të bisedojnë për sistemin S-400 dhe avionët F-35.

Presidenti amerikan deklaroi se Turqia së fundmi ka kapur mbi 100 militantë të DEASH-it në Siri dhe vazhdon t'i mbajë nën vëzhgim.

Trump gjithashtu deklaroi se kuptojnë problemet me të cilat Turqia ballafaqohet.

"Ne duhet të bëjmë diçka për këtë gjë", tha Trump.

Ai po ashtu theksoi se dy vendet do t'i zgjerojnë në masë të konsiderueshme marrëdhëniet tregtare.

"Aktualisht, vëllimi ynë tregtar është 20 miliardë dollarë, por kjo shifër lehtë mund të jetë 100 miliardë dollarë", theksoi Trump.

Në takim të pranishëm ishin edhe ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, zëdhënësi presidencial İbrahim Kalın, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së Robert O'Brien.

Pas takimit, Erdoğan dhe Trump kaluan në një drekë pune midis delegacioneve, ndërsa më pas do të mbahet një konferencë e përbashkët për media.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.