Bota

Erdoğan: SHBA-ja duhet të bëjë më shumë për refugjatët afganë pas tërheqjes

“Kemi më shumë se 300.000 refugjatë afganë dhe nuk do të kemi më mundësi të mirëpresim më shumë refugjatë afganë në Turqi”, tha presidenti turk

Servet Günerigök   | 22.09.2021
Erdoğan: SHBA-ja duhet të bëjë më shumë për refugjatët afganë pas tërheqjes

New York

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se SHBA-ja duhet të bëjë më shumë në lidhje me refugjatët afganë pas krizës që ndodhi me tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë për CBS News në New York, ku udhëtoi për të marrë pjesë në Sesionin e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Erdoğan tha se “aktualisht, SHBA-ja nuk i ka përmbushur detyrimet e saj ndaj Afganistanit”.

“Kemi më shumë se 300.000 refugjatë afganë dhe nuk do të kemi më mundësi të mirëpresim më shumë refugjatë afganë në Turqi”, tha presidenti turk në intervistën e cila do të transmetohet plotësisht të dielën.

I pyetur nëse SHBA-ja duhet të bëjë më shumë, Erdoğan është përgjigjur: “Sigurisht, Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë shumë dhe duhet të investojnë shumë”.

“Shtetet e Bashkuara kanë qenë atje për 20 vitet e fundit, por pse kanë qëndruar në radhë të parë? Këtyre pyetjeve duhet t’u jepet përgjigje nga vetë Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın