Politikë, Bota

Erdoğan për çështjen e Qipros: Ne kemi të drejtë dhe do t'i mbrojmë të drejtat tona deri në fund

"Askush nuk duhet të presë nga qipriotët turq të heqin dorë nga statusi i tyre i barabartë dhe sovraniteti", deklaroi presidenti Erdoğan

Jeyhun Aliyev, Gözde Bayar  | 20.07.2021 - Përdıtësım : 21.07.2021
Erdoğan për çështjen e Qipros: Ne kemi të drejtë dhe do t'i mbrojmë të drejtat tona deri në fund

Ankara

Turqia nuk ka "50 vjet të tjera për të humbur" rreth çështjes së Qipros, tha sot presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan duke shtuar se propozimet për zgjidhje paqësore të çështjes janë ende në tryezë, raporton Anadolu Agency (AA).

"Procesi i ri i negociatave rreth Qipros mund të kryhet vetëm midis dy shteteve", deklaroi Erdoğan në një ceremoni në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC) duke shënuar 47-vjetorin e Operacionit të Paqes në Qipro.

"Grekët qipriotë nuk mund të zgjoheshin nga injoranca duke parë qipriotët turq si një pakicë dhe për të refuzuar zgjidhjen mbi bazën e barazisë", tha ai duke shtuar se pala greko-qipriote këmbëngul për të mbajtur "qasjen maksimaliste, të pasinqertë dhe që është shkëputur nga realiteti".

Erdoğan rikujtoi se Bashkimi Evropian u zotua të mbështesë Qipron Veriore në çështjet financiare dhe administrative, por nuk e bëri këtë.

Duke iu referuar Administratës Qipriote Greke, Erdoğan tha: "Ne mund të shohim se ende ka nga ata që dëshirojnë masakrat para 1974. Ata nuk janë të ndershëm".

"Ne kemi të drejtë (për çështjen e Qipros) dhe për shkak se kemi të drejtë, ne do t'i mbrojmë të drejtat tona deri në fund", theksoi ai.

"Askush nuk duhet të presë nga qipriotët turq të heqin dorë nga statusi dhe sovraniteti i tyre i barabartë dhe të pranojnë të jetojnë si një pakicë sipas vullnetit të qipriotëve grekë", tha ai duke shtuar se turqit qipriotë nuk do të bëjnë kompromise për pavarësinë dhe lirinë e tyre.


“Së pari, duhet të konfirmohet barazia sovrane dhe statusi i barabartë i qipriotëve turq. Ky është çelësi i zgjidhjes”, tha presidenti turk.

Në qytetin Maras të ishullit, i cili u rihap pjesërisht për publikun në vitin 2020 pas 47 vitesh, Erdoğan tha se hapja do të kryhet me vëmendjen më të madhe për të drejtat e pronës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın