Bota

Erdoğan pranon ngushëllime nga Putin për shembjen e ndërtesës në Stamboll

Në një deklaratë të lëshuar nga Ambasada e Rusisë thuhet se Putin i ka shprehur ngushëllime të thella presidentit Erdoğan dhe ka uruar shërim të shpejtë për të lënduarit

Emre Gürkan Abay   | 12.02.2019
Erdoğan pranon ngushëllime nga Putin për shembjen e ndërtesës në Stamboll

Moskē

MOSKË (AA) - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka dërguar mesazh ngushëllimi homologut turk Recep Tayyip Erdoğan për viktimat që humbën jetën si pasojë e shembjes së një ndërtese në Stamboll javën e kaluar, transmeton Anadolu Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të lëshuar nga Ambasada e Rusisë thuhet se Putin i ka shprehur ngushëllime të thella presidentit Erdoğan dhe ka uruar shërim të shpejtë për të lënduarit.

Ndryshe, 21 persona humbën jetën dhe 14 u lënduan si pasojë e shembjes së ndërtesës në lagjen Kartal të metropolit turk më 6 shkurt.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın