Bota

Erdoğan: Numri i grave në krye të bashkive duhet të rritet

"Partia AK ka tetë gra kryebashkiake. Ne nuk e shohim këtë si të përshtatshme. Dëshira jonë është të pasqyrojmë një tablo proporcionale sipas popullsisë", tha Erdoğan

Fatih Hafız Mehmet  | 22.10.2018 - Përdıtësım : 22.10.2018
Erdoğan: Numri i grave në krye të bashkive duhet të rritet ( Murat Çetinmühürdar - Anadolu Agency )

Ankara

ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se numri i grave në krye të bashkive në partinë e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) nuk është “i mjaftueshëm” dhe se ai numër duhet të rritet, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një program trajnimi të degës së grave të partisë AK, në selinë e kësaj partie në pushtet, në Ankara, presidenti Erdoğan tha se numri i grave në krye të bashkive duhet të pasqyrojë me përqindjen e grave në popullatë.

“Partia AK ka tetë gra kryebashkiake. Ne nuk e shohim këtë si të përshtatshme. Dëshira jonë është të pasqyrojmë një tablo proporcionale sipas popullsisë”, theksoi Erdoğan.

Presidenti turk tha se reflektimi i plotë i rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të 24 qershorit në Turqi do të lidhet me suksesin e zgjedhjeve të ardhshme lokale të vitit 2019.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 31 mars të vitit 2019.






Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın