Bota

Erdoğan hedh shpresën për paqen rajonale në platformë me 6 kombe

"Shpresojmë që Armenia ta shtrëngojë këtë dorë të zgjatur për solidaritet, të shfrytëzojë një mundësi për të formuar së bashku një të ardhme të përbashkët", shtoi Erdoğan

Seda Sevencan  | 15.06.2021 - Përdıtësım : 16.06.2021
Erdoğan hedh shpresën për paqen rajonale në platformë me 6 kombe

Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka hedhur shpresën për paqen rajonale në një platformë me gjashtë kombe që përfshin Turqinë, Rusinë, Iranin, Azerbajxhanin, Gjeorgjinë dhe Armeninë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas, Ilham Aliyev, në qytetin Shusha në Azerbajxhan, presidenti Erdoğan tha se, "Jemi të gatshëm të bëjmë të gjitha llojet e sakrificave, z. Putin po ashtu... me hapat që duhet të ndërmerren në këtë drejtim, rajoni do të bëhet një zonë paqeje".

"Shpresojmë që Armenia ta shtrëngojë këtë dorë të zgjatur për solidaritet, të shfrytëzojë një mundësi për të formuar së bashku një të ardhme të përbashkët", shtoi Erdoğan.

Erdoğan tha se Turqia planifikon sa më parë të hapë konsullatë të përgjithshëm në qytetin e fundit të çliruar Shusha.

Erdoğan dhe Aliyev po ashtu nënshkruan 'Deklartën Shusha'.

Presidenti turk mbërriti në Azerbajxhan sot më herët për një vizitë zyrtare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın