Politikë, Bota

Erdoğan dhe Aliyev, inaugurojnë aeroportin e ri në Fuzuli

Avioni i presidentit Erdoğan kreu ulje në aeroportin ndërkombëtar "Fuzuli" i cili është aeroporti i parë që Azerbajxhani ka ndërtuar në territoret që çliroi nga pushtimi

Mehmet Tosun   | 26.10.2021
Erdoğan dhe Aliyev, inaugurojnë aeroportin e ri në Fuzuli

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka mbërritur në Azerbajxhan ku u prit nga presidenti i Azerbajxhanit, İlham Aliyev, raporton Anadolu Agency (AA).

Avioni i presidentit Erdoğan kreu ulje në aeroportin ndërkombëtar Fuzuli i cili është aeroporti i parë që Azerbajxhani ka ndërtuar në territoret që çliroi nga pushtimi.

Erdoğan, i cili u prit u në aeroport nga presidenti İlham Aliyev, është presidenti i parë i një shteti që zbriti në aeroportin ndërkombëtar Fuzuli.

Erdoğan dhe Aliyev, prenë shiritin e inaugurimit të aeroportit të ri dhe më pas vizituan ndërtesën dhe morën informacione nga zyrtarët.

Presidenti Erdoğan në vizitën e tij në Azerbajxhan shoqërohet nga ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit Murat Kurum, ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Adil Karaismailoğlu, shefi i Kabinetit për Komunikim Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i Zyrës së presidentit turk Ibrahim Kalin.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın