Bota

Erdoğan: Çdo hap i Turqisë dhe Ukrainës kontribuon në paqen dhe sigurinë rajonale

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se "çdo hap që Turqia dhe Ukraina ndërmarrin për të përmirësuar lidhjet po ashtu do të kontribuojnë në paqen dhe sigurinë rajonale"

Ahmet Gençtürk   | 13.04.2021
Erdoğan: Çdo hap i Turqisë dhe Ukrainës kontribuon në paqen dhe sigurinë rajonale Foto: Halil Sağırkaya/AA

Ankara

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se "çdo hap që Turqia dhe Ukraina ndërmarrin për të përmirësuar lidhjet po ashtu do të kontribuojnë në paqen dhe sigurinë rajonale", raporton Anadolu Agency (AA).

"Dialogu që Turqia ka mbajtur me Rusinë çoi në zhbllokimin e krizave në rajon me sukses para se ato të arrinin dimensione të rrezikshme", u shpreh Erdoğan.

Presidenti turk foli edhe për situatën me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19) në vendin e tij, duke theksuar se vendi i tij do të shtrëngojë masat për të frenuar përhapjen e virusit dhe se do të vendosë bllokim të pjesshëm gjatë 2 javëve të para të Ramazanit. Ai njoftoi se bllokimi i pjesshëm i Turqisë për të frenuar përhapjen e virusit do të fillojë të nesër në mbrëmje.

Erdoğan po ashtu njoftoi se "koha e re e kufizimit të lëvizjes gjatë ditëve të javës do të jetë nga ora 7 në mbrëmje deri në orën 5 të mëngjesit".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın