Bota

Emri Muhamed, më i popullarizuari te foshnjat e porsalindura në Oslo

Sipas raportit të publikuar nga Zyra e Statistikave e Norvegjisë, emri Muhamed është regjistruar si më i përdoruri te foshnjat e gjinisë mashkullore të lindura në vitin 2019 në Oslo

Atila Altuntaş   | 23.01.2020
Emri Muhamed, më i popullarizuari te foshnjat e porsalindura në Oslo

Stockholm

Emri Muhamed ka zënë vendin e parë si emri më i përdorur për foshnjat e gjinisë mashkullore në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit të publikuar nga Zyra e Statistikave e Norvegjisë, emri Muhamed është regjistruar si më i përdoruri te foshnjat e gjinisë mashkullore të lindura në vitin 2019 në Oslo, njëlloj sikurse tashmë 11 vjet.

Ndërkaq, në mbarë Norvegjinë, emri më i shpeshtë ka qenë "Jacob", ndërsa pas tij radhiten "Lucas" dhe "Filip".

Mbi 20 për qind e emrave te foshnjat e gjinisë mashkullore janë marrë nga shenjtorët që përmenden në Bibël.

Emri Muhamed ishte më i popullarizuari edhe në qytetin suedez Malmo në vitin 2017, kur po i njëjti emër hyri në dhjetëshen e parë edhe në Britani dhe Uells.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın