Bota

Emiri i Katarit bisedon me presidentin egjiptian për situatën e fundit në Gaza

Emiri i Katarit, Al-Thani bisedoi me presidentin egjiptian Al-Sisi për situatën e fundit në Gaza e cila u përball me sulmet e Izraelit që zgjatën tre ditë

Serdar Bıtmez, Muhammed Semiz  | 10.08.2022 - Përdıtësım : 10.08.2022
Emiri i Katarit bisedon me presidentin egjiptian për situatën e fundit në Gaza

Doha

Emiri i Katarit, sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani bisedoi me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi për situatën e fundit në Gaza e cila u përball me sulmet e Izraelit që zgjatën tre ditë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga zyra administrative e Emirit të Katarit ‘Amiri Diwan‘ thuhet se Emiri i Katarit, Al-Thani zhvilloi bisedë telefonike me presidentin Sisi.

Në bisedë u diskutuan rrugët për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare si dhe kryesisht zhvillimet e fundit në Gaza.

- Armëpushimi dhe sulmet e kryera nga Izraeli në Gaza

Izraeli më 5 gusht goditi objektivat për të cilat pretendonte se i përkisnin Xhihadit Islamik në Gaza dhe se ato ishin në përgatitje për sulm.

Pas sulmeve nga Gaza në drejtim të Izraelit u lëshuan një seri raketash. Si pasojë e sulmeve që Izraeli kreu në Rripin e Gazës humbën jetën 44 persona, përfshirë 14 fëmijë dhe 4 gra. Ndërsa në anën e Izraelit nuk u shënua ndonjë humbje jete.

Armëpushimi i arritur mes palëve hyri në fuqi më 7 gusht.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.