Bota, Koronavirusi

EMA mbështet përzierjen e vaksinave kundër COVID-19

EMA njoftoi se përdorimi i llojeve të ndryshme të vaksinave së bashku, i njohur si vaksinimi heterolog, mund të sigurojë mbrojtje kundër COVID-19

Ekip  | 07.12.2021 - Përdıtësım : 08.12.2021
EMA mbështet përzierjen e vaksinave kundër COVID-19

Hagë

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka mbështetur sot përzierjen e llojeve të ndryshme të vaksinave në vaksinimin primar dhe përforcues në luftën kundër koronavirusit të ri(COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

EMA njoftoi se përdorimi i llojeve të ndryshme të vaksinave së bashku, i njohur si vaksinimi heterolog, mund të sigurojë mbrojtje kundër COVID-19.

Njoftimi vjen në një kohë kur pjesa më e madhe e Evropës po përballet me rritje të shkallës së infeksionit dhe shtrimeve në spital, si dhe shqetësime për variantin e ri të koronavirusit, Omicron.

EMA me Qendrën Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve njoftoi se strategjia e kombinimit mund t'u japë kombeve më shumë mundësi në fushatat e vaksinimit.

“Dëshmitë e disponueshme deri më tani me lloje të ndryshme të vaksinave të miratuara tregojnë se doza përforcuese heterologe duket të jetë po aq e mirë ose më e mirë për sa i përket përgjigjeve imune sesa një dozë shtesë homologe”, thuhet në njoftim.​​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın